Princi u martua, por kushëriri i tij beqar po merr vëmendjen e gjithë vajzave

Showbiz

Ndërsa të gjithë sytë ishin tek Princi Harry dhe Meghan Markle gjatë dasmës, njerëzit tani janë duke parë të gjitha fotot e tyre ku shihet familja mbretërore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo nëpër këto foto ata kanë vënë re një personazh vërtet tërheqës. Bëhet djalë për kushëririn e princit dhe nipin e princeshës Diana.

 

Luis Spencer është i riu që po i impresionon të gjithë me paraqitjen e tij në dasmë. 24-vjeçari shoqërohej nga nëna e tij dhe motra Ladz Kitty Spencer dhe bukuria e tij mori vëmendjen e fotografëve.

 

Louis është djali i Charles Spencer, vëllai i princeshës së ndjerë Diana. Ai ka titullin Earl (fisnik),  të cilin Louis do ta trashëgojë një ditë. Nëse martohesh me të, njihesh si një konteshë!

 

Kjo nuk është hera e parë që Louis ka qenë në sy të publikut. Nicki Minaj ka publikuar foto me të rreth tre vite më parë kur u takuan rastësisht dhe këngëtarja me humor tha se do të martoheshin.

 

Louis ka një profil të ulët publik dhe nuk përdor rrjete sociale ashtu si e gjithë familja mbretërore.

ME TE LEXUARAT