I pret rrugën makinës, humb jetën shqiptari në Itali

Aktualitet

Policia tha se një 37-vjeçar shqiptar gjeti vdekjen mbrëmjen e së martës në Legnano të Italisë pas nje aksidenti rrugor.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, mësohet se po kalonte rrugën, kur u përplas nga një makinë Fiat 500, në timonin e së cilës ishte një 31-vjeçare italiane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Viktima dyshohet se i preu rrugën automjetit, teksa po tentonte të kalonte në anën tjetër, në një zonë jo shumë të ndriçuar. Ai nuk kishte me vete mjet identifikimi, por vetëm një telefon celular.

Autoritetet mësohet se shoqëruan 31-vjeçaren, e cila ishte në gjendje shoku, ndërsa vijon puna për të sqaruan rrethanat e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT