Presidenti Meta publikon fotografinë e pazakontë me Eugent Bushpepën

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot me këngëtarin Eugent Bushpepa, i cili këtë vit përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovizion”. Meta ka treguar për takimin duke shprehur dhe mirënjohke për këngëtarin.

Teksa ka publikuar edhe një foto me Eugentin, ku presidenti shfaqet ndryshe nga herët e tjera, ai shkruan: “Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision.

Kliko per me shume info

Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve. 🇦🇱”.

Presidenti është impresionuar shumë nga performanca e Eugentit duke bërë dhe shenjën e rrokistave, duke demostruar dhe në këtë foto mbështetjen për rrokerin shqiptar.

Ndërkohë kujtojmë se Bushpepa me këngën e tij “Mall”, arriti që të hynte në finalen e “Eurovizion”-it. Me votat e jurive profesionale dhe të publikut, ai zuri vendin e 11. Gjithashtu mediat e huaja e cilësuan Eugentin si vokalin më të bukur mashkullor në këtë “Eurovizion”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.