“Plehrat shqiptarë do paguajnë 200 euro për ufon grek që këndon qençe”

Nga Gazmend Kapllani

Kliko per me shume info

Dje në Selanik të Greqisë, nacionalistë të majtë e të djathë, rrahën kryetarin e bashkisë së qytetit, Janis Butaris, një burrë i mençur dhe trim që vite tashmë i kundërvihet nacionalizmit histerik me të cilin është mbrujtur shoqëria greke – që nga krijimi i shtetit modern grek.

 

Butari është mbi të gjitha një simbol që urrejnë Kisha Ortodokse Greke, fashistët, stalinistët, kopukët, hajdutët, shteti i thellë grek. Përse e urrejnë? Sepse thotë disa të vërteta të thjeshta, si për shembull, flet për holokaustin e hebrejve të Selanikut (një qytet universiteti i të cilit është ndërtuar mbi varrezat e hebrejve të qytetit!); flet për të kaluarën e një qyteti, Selanikut, që dikur ishte një nga qytetet më kozmopolite në Mesdhe dhe që vala e nacionalizmit dhe spastrimeve etnike e ka kthyer në një provincë ku mbizotëron fjala e talibanëve ortodoksë dhe e paranojës nacionaliste.

 

Por unë për tjetër gjë doja të shkruaja. Kur isha në Tiranë, javën e kaluar, pash afishe të një koncerti që do jepet në Tiranë në datën 24 Maj, të një këngëtari grek quajtur Notis Sfakianakis; Notis këndon tallava greke, të quajtur në greqisht edhe “muzikë skiladhiko”, ose në shqip “muzikë qençe” apo “muzikë hum-hum”. Nejse, në një shoqëri të hapur njerëzit janë të lirë të dëgjojnë dhe të adhurojnë edhe muzikën hum-hum.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.