Plazh pa rroba në Tale të Lezhës, irritohen plazhistët nga pamja e pakëndshme

Soft

Sezoni veror ka mbërritur tashmë dhe ato që bien më shumë në sy janë format perfekte të vajzave me bikini.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Turistët e huaj janë ata të cilët nuk e kanë problem të dalin edhe nudo në plazhe. Në Shqipëri nuk ka ende një plazh specifik për nudistët, megjithëse në disa destinacione turistike të vendit tonë plazhistët ekspozojnë më shumë pjesë trupi duke dalë jashtë normave.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në plazhin e Tales në Lezhë. Një çift i ulur në rërë ka dhënë shfaqje para të gjithë plazhistëve, duke u shtrirë e duke marrë rreze nudo.

Të irrituar plazhistët me fëmijë janë larguar që aty e ndërsa të tjerë kanë filluar të qeshin. Një djalë i cili ka parë situatën, i irrituar është shprehur:

Sot rreth ores 9 te mengjesit ne Tale, Lezhe plasi nudizmi ne mes te reres. Plazhistet e tjerë i shikonin dhe talleshin. Disa qe kishin femije aty afër ikën fare."

ME TE LEXUARAT