Plagosja me thikë tek Komuna e Parisit, policia nxjerr emrat e dy të arrestuarve

Policia ka bere publik emrat e dy personave te arrestuar ne lidhje me plagosjen e te riut ne zonen e Komunes se Parisit mbremjen e djeshme.

Burimet zyrtare te policise, te pyetura në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Komunës të Parisit”, ku si pasojë e një konfikti për motive të dobëta mbeti i dëmtuar me mjet prerës shtetasi D. L, rreth 27 vjeç, bënë me dije se janë arrestuar autorët ( at dhe bir) shtetasit Edmond Merkaj, 53 vjeç, banues në Tiranë dhe Edjano Merkaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Kliko per me shume info

Policia tha se materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here