Përplasja fatale e tri makinave në Kryebushat, shoqërohet në Polici Myftiu i Malësisë së Madhe

Aktualitet

Myftiu i Malesise se Madhe qe u perfshi ne aksidentin me 1 te vdekur kete pasdite ne Kryebushat eshte shoqeruar ne Polici.

Sipas burimeve, drejtuesi i mjetit Benz me targa AA 802 JA , Ludovik Malota 62 vjeç, vdiq ne spitalin e Shkodres pasi tre automjete u perplasen me njera tjetren.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet thane se myftia i Malesise se Madhe Edmir Smajlja ishte me bashkeshorten. Fatmiresisht pa lendime te renda, por vetem tronditje.

Shkodër - Informacion Paraprak

Me datë 24.05.2018 rreth orës 17:45 jemi njoftuar se në aksin rrugor Shkodër- Lezhë në vendin e quajtur krye-Bushat ka ndodhur një aksident.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjetet tip Benz Me targë AA 802 JA, mjeti tip Peugeot me targë AA 019 FF dhe mjeti tip Opel me targë AA 332 EK janë perplasur, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Benz shtetasi L. M. 62 vjeç, pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër

Si pasojë e aksidentit ka janë dëmtuar dy pasagjeret e mjetit Benz shtetaset D. M. 57 vjeçe dhe K. M. 25 vjeçe të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve

Ndërsa dy drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasit A. K. dhe E. S. do shoqërohen në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT