Përplasen tri automjete, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, një e plagosur

Kliko per me shume info

Tri automjete janë përplasur mes tyre pasditen e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës duke shkaktuar trafik të rënduar.

Lajmi u bë me dije edhe nga policia e cila tha se më datë 20.05.2018, rreth orës 16:40, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përplasur 3 mjete (mjeti me targë AA 011 ED, me drejtues shtetasin Xh. Y., mjeti me targë AA 827 RC, me drejtuese shtetasen E. D., dhe mjeti me targë AA 868 DZ, me drejtuese shtetasen R. K.)

Kliko per me shume info

Burimet e policisë bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes të 3 mjeteve ka mbetur e dëmtuar lehtë drejtuesia e mjetit me targë AA 868 DZ, shtetasia R. K., e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore .

“Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale”, thanë burimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.