Përfundon ekspertiza, familjarët tërheqin nga morgu trupin e 27-vjeçarit që vdiq në Komisariat

Kliko per me shume info

Familjarët e 27-vjeçarit Enea Ftoi, i cili u gjet i vdekur paraditen e sotme në paraburgimin e Komisariatit të Korçës, kanë tërhequr nga morgu trupin e djalit të tyre.

Prej katër orësh, tre ekspertë mjeko-ligjore, dy të pavarur dhe një i Institutit të Mjekësisë ligjore kanë kryer ekspertizën, ndërkohë që përgjigjet pritet të dalin pas tre javësh.

Kliko per me shume info

Familjarët e viktimës akuzojnë policinë për vdekjen e djalit të tyre, pasi në trupin e tij janë gjetur shenja dhune.

27-vjeçari ka shenja të dukshme dhune në fytyrë, kokë, krahë dhe shpatulla.

Ndërkohë do të jenë rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore që do të zbardhin shkakun e vërtetë të vdekjes së 27-vjeçarit, baba i tre fëmijëve./bw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.