"Përçau" shqiptarët, çfarë ndodhi mbrëmë në koncertin e Notis Sfakinanakis në Tiranë

Showbiz

Ditët e fundit është shoqëruar me shumë polemika ardhja e këngëtarit grek në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai performoi dje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe të gjitha biletat me çmim të kripur u shitën.

Pati reagime të shumta nga artistët shqiptarë por edhe gazetrë e opinionistë.

Këngëtarët shqiptarë bënë thirrje të bojkotohej koncerti i tij, pasi më parë Sfakianakis kishte deklaruar se shqiptarët janë racë inferiore.

Por gazetarja Desara Karaiskaj ka treguar në një publikim në Facebook për atë që ndodhi në të vërtetë. Sipas gazetares, Sfakianakis ishte tangërlliks dhe i tërboi organizatorët me tekat e tij psikopate.

Ajo shkroi:

Me vjen aq keq për ata që vërtetë donin të ishin në koncertin e Sfakianakis, sepse prej çmimit të llahtarshëm të biletës nuk mundën. Dhe salla ishte e mbushur me njerëz që ndodheshin aty sepse i kishin dhuruar biletat, e nuk e dinin as vetë pse ishin aty. Biletat nuk u shiten dhe në moment të fundit u dhanë kot e me kot. Gjithsesi... Per te gjithë ju qe nuk ishit sonte, të mos ju vij keq.... Nuk ju meritonte fodulli dhe tangerlliksi Notis, asnjërin prej jush. Erdhi në pallat të Kongreseve në orën 10 dhe... Para se të vinte i tërboi të gjithë organizatoret me tekat e tij psikopate. Natën e mirë!"

ME TE LEXUARAT