Përbindëshi eshte larguar nga Shqipëria? Vajza e vogël e filmon në Skoci

Kliko per me shume info

Një vajzë 8-vjeçare ka filmuar me celularin e gjyshes së saj një krijesë të çuditshme, i cili dyshohet të jetë përbindëshi Ness.
Laria Annand ishte duke ecur përgjatë liqenit Loch Ness në Skoci, bashkë me gjyshen e saj, kur vunë re diçka të çuditshme që po lëvizte në ujë dhe një dritë të madhe të bardhë që sillej rreth e rrotull.

Kliko per me shume info

Rreth e rrotull nuk kishte varka në atë pjesë të liqenit, ndaj Marie, gjyshja e 8-vjeçares, e cila është mësuese në një shkollë, rrëmbeu celularin dhe nisi të bëjë foto.

Më pas mbesa 8 vjeçare i rrëmbeu celularin për të bërë edhe video.

Marie 62-vjeçare tha:

U ulëm për disa minuta në anën të shkëmbinjve. Po bënim fotografi me njëra-tjetrën dhe kishim futur këmbët në ujë. Për një moment pashë që uji u ndot dhe kishte shumë valë. Dukej sikur diçka po lëshonte dritë dhe ishte shumë e gjatë. Bëra disa fotografi dhe më pas mbesa më kërkoi celularin për të bërë video. Ishte shumë e çuditshme. E vetmja gjë që mendoj është se kemi parë përbindëshin e liqenit Ness”.
Kujtojmë se në dhjetor të 2017 u filmua një krijesë e ngjashme në Liqenin e Prespës dhe dyshohej se ishte pikërisht ky përbindësh që kishte arritur në vendin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.