PD nxjerr në publik dëshmitarin me zë dhe figurë: Shita kokainë për Agron Xhafajn

Aktualitet

Agron Xhafaj i ka njoftuar Fatmir Xhafajn dhe Edi Ramën kush është dëshmitari X.

Kështu u shpreh kryetari i PD Lulzim Basha në daljen për media ku është publikuar edhe dëshmia e personit që ka denoncuar Agron Xhafajn.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qytetari i identifikuar me emrin Albert Veliu, tha se ka trafikuar kokainë në Itali për llogari të Fatmir Xhafajt.

Kam bërë 7 vjet burg pasi më kapën në Peskara me 12 kg kokainë. Në shkallë të parë mora 15 vjet burg, Apeli më la 8 dhe përfitova një ulje një vit.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156298678999909/

Deshmitari X ka thene se pasi ka mbaruar burgun ne Itali eshte kthyer ne Shqiperi dhe ka marre kontakt serish me Agrin Xhafajn me qellim qe te trafikonte kanabis.

Duke konfirmuar vertetesine e pergjimit te realizuar ne Vlore, deshmitari tha se e ka takuar Agron Xhafajn dhe i ka kerkuar ndihme per te kryer nje rruge transporti droge drejt Italise.

Deshmitari ka shpjeguar edhe se kush ishte Ermali, emri i permendur nga Agron Xhafaj ne pergjim. Sipas tij Ermali ishte skafist.

ME TE LEXUARAT