PD kërcënon nga protesta: Rama do pendohet që nuk e shkarkoi Xhafajn

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, paralajmëroi nga protesta e PD të mërkurën se rasti i akuzave ndaj Fatmir Xhafajt sapo ka filluar dhe se kryeministri Edi Rama do të pendohet për deklaratat e sotme në mbrojtje të ministrit.

“Në fund fare do të përgjigjet ai. Ajo shprehja ‘nuk ka parë asgjë akoma’, është e vlefshme edhe për rastin Xhafaj. Rasti Xhafaj sapo ka filluar dhe ai do të pendohet shumë shpejt për deklaratat që bëri sot”, tha Paloka, duke folur nga protesta para Ministrisë së Brendshme ku kërkohej largimi i Ministrit Xhafaj.

Kliko per me shume info

Deklaratat e Palokës vijnë pak pasi Kryeministri Edi Rama i doli në krah ministrit të tij të Brendshëm duke thënë se Fatmir Xhafaj “nuk ka pse të përgjigjet as moralisht dhe as ligjërisht” pasi kemi të bëjmë me një “mashtrim të opinionit publik me material joautentik”.

Deputeti i PD tha se kryeministri Rama ka reaguar ngjashëm si pas rastit Tahiri ashtu edhe pas rastit Xhafaj. “Kupola dihet, ka në krye Edi Ramën, nuk janë rastësisht këta ministra që vijnë njëri pas tjetrit të gjithë të lidhur me drogën dhe krimin, mafia kështu funksionon.”

Protesta e opozitës vjen dy ditë pas publikimit të audio përgjimit në të cilin opozita pretendon se provohet akuza se vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj vazhdon të merret me trafik ndërkombëtar droge edhe gjatë kohës që i vëllai është në krye të ministrisë.

Të martën opozita bllokoi punën në komisionet e ligjeve, ndërsa paralajmëroi edhe bllokimin e seancës parlamentare të së enjtes në rast se Xhafaj nuk largohet nga posti i ministrit të Brendshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.