PD dhe LSI braktisin seancën e Kuvendit, Kryemadhi: Nuk ka të ardhme me këta kriminelë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur sot para gazetarëve, në dalje të seancës në kuvend.

Kliko per me shume info

Kryemadhi u ka bërë thirrje të gjithëve që të jenë pjesë e protestës së të shtunës, teksa tha se kjo mazhorancë ka rrëmbyer institucionet e këtij vendi.

Kryemadhi u shpreh:

Besoj se të gjithë e shikojmë se çdo ditë e më shumë nuk ka asnjë lloj shprese apo besimin se kjo maxhorancë e kapur do ndryshojë. Kjo maxhorancë ka frikë jo vetëm nga fjala e lirë, por për çdo gjë që dëshirojnë qytetarët.

Sot e tregoi se nuk ka më asnjë shpresë me këtë grup kriminal që kanë uzurpuar institucionet e shtetit shqiptar. Nuk ka më asnjë shpresë me këtë monstër që vetëm jo i kanë varfëruar më shumë shqiptarët por i kanë denigruar”, deklaroi kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi tha se sot ngjarja në Kuvend tregon se përfundimisht nuk ka më asnjë zgjidhje. “E vetmja zgjidhje është dalja në rrugë dhe përmbysja e çdo elementi kriminal dhe për të dalë për t’i thënë Edi Ramës se ti ke ngelur vetëm. Është i vetëm jo vetëm në kauzën e tij politike narkomane por edhe në përballjen me drejtësinë që do ta bëjnë shqiptarët. Atë drejtësi që ne si opozitarë dhe klasë politike e kemi votuar në 2016.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.