Patozi reagon pas protestës së opozitës: Shfaqje e rreme

Kliko per me shume info

Pas protestës së sotme të opozitës ka reaguar edhe ish-deputeti i PD , Astrit Patozi.

Ai shprehet se sot pamë me zë dhe me figurë shfaqjen e rreme në kryeqytet të qeverisë dhe opozitës.

Kliko per me shume info

“Do të dëgjoni, nga njëra anë, se protestës në bulevard ju bashkuan 1 milion shqiptarë, kurse, nga ana tjetër, që aty nuk ishin më shumë se 500 vetë.

Sepse kaq të largët e kanë distancën me të vertetën Babalet, që na drejtojnë, s’ka rëndësi nëse janë në pushtet apo në opozitë”, shkruan Patozi.

Sipas tij Babalja në opozitë, siç e cilëson Patozi Bashën, thotë se ka dalë me sukses, sepse atë di që ka për detyrë, që të shtyjë ditët e veta dhe të bëjë sikur po ngre ne këmbë popullin e revoltuar.

Postimi i plotë:

TEATËR “BA(SH)BALESH” NË BULEVARD

 

Sot pamë “live”, me zë e me figurë, me dron dhe pa dron, shfaqjen e rreme në kryeqytet të Babaleve, që na udheheqin.

Te atyre, që janë në qeveri, dhe të tjerëve që janë në opozitë.

Ndaj ashtu si në të gjitha betejat e gënjeshterta, mos prisni më kot që të ketë fitues.

Do të dëgjoni, nga njëra anë, se protestës në bulevard ju bashkuan 1 milion shqiptarë, kurse, nga ana tjetër, që aty nuk ishin më shumë se 500 vetë.

Sepse kaq të largët e kanë distancën me të vertetën Babalet, që na drejtojnë, s’ka rëndësi nëse janë në pushtet apo në opozitë.

Ndaj e vetmja keshillë është të mos i dëgjoni seç thonë, por shikojini vetë pamjet, me dron e pa dron, njësoj si në ato ndeshjet e rëndësishme të Champions League, kur në momente delikate, nuk ke pse e dëgjon fare komentatorin, është apo nuk është penallti.

Babalja në opozitë thotē se ka dalë me sukses, sepse atē di që ka për detyrë, që të shtyjë ditët e veta dhe të bëjë sikur po ngre ne këmbë popullin e revoltuar.

Nje Zot e di ku e gjen forcën dhe guximin, që të bëjë prapë si i fortë, edhe pse e di që të gjithe kanë televizor në shtëpi dhe e kane parë gjithçka me sytë e tyre.

Babalja në qeveri po rreh gjoksin prej disa orësh dhe po mburret pēr dështimin e vëllait të vet ne opozitë.

Por gëzohet kot, sepse kjo nuk ka asnje lidhje me njerëzit dhe atë vetë.

Sepse e vetmja meritë e Babales së fortë në këtë mes është që ai tjetri nuk ekziston.

Vini re sa të ngjashëm janë edhe kur shahen dhe tregojnë me gisht njëri-tjetrin dhe bëjnë sikur tashmë janë në gjak.

Po akuzohen reciprokisht dhe me shumë tërsëllëmë dhe pasion si shkaktarë të refuzimit të Europës. Dhe kjo per ata është arsyeja më e fortë e kësaj “lufte epike”, për të mos thënë që është e vetmja arsye.

Sepse për ta nuk ka rëndësi se si jetohet nga brenda Shqipëria, por vetëm se si duket ajo nga jashtë.

A thua se kjo eshte një fotografi apo nje video e shkurtër reklame, që duhet ta shohin për disa çaste të huajt, sa për të krijuar një ide.

Dhe jo si i vetmi atdhe që kemi, ku gdhijnë dhe ngrysin ditë shumë të veshtira për shkak të keqqeverisjes miliona shqiptarë.

Mes dy Babaleve, që zihen për pushtet në Bulevardin “Deshmorët e Kombit”, jam i sigurt se shumica e shqiptarëve sot nuk zgjedh asnjërin.

Atij më të dobëtit, që bën kinse si i fortë, ia numuruan brinjët sot, me zë e me figurë, me dron dhe pa dron.

Saqë më mori malli për protestat e Shaban Memise para vitit 2000, kur PD ishte në vështirësi. Na dukeshin të vogla atëherë, por e keqja nuk paska fund.

Por edhe ai më i forti tē mos trimërohet kot, vetëm nga dobësia apo kapja e tjetrit.

Sot kishim mundësi t’i numuronim vetëm policët atij, por do të vijë shpejt dita që të testohen edhe njerezit që e mbështesin.

Shqipëria nuk mund ta lërë fatin e vet në dorë të Babaleve dhe as të marrëdhenieve që mund të kenë ata me njëri-tjetrin, pavarësisht se kush prej tyre bie ne burg dhe kush nuk i dërgon tjetrit njē paketë cigare.

Për rastësi ose jo, fiks si sot një vit më parë pala sulmuese dorëzonte me triumfalizëm listën e fitores mbi rivalen e vet, pas romance të fortë dashurie joplatonike.

Ndaj kjo e bën edhe më të shëmtuar e të neveritshëm teatrin e sotëm në bulevard.

Shqiptarët kanë nevojë për një alternative të re politike, që nuk ka asnjë lidhje me Babalet e sotme, që na udheheqin, disa në qeveri dhe të kënaqur, ndërsa të tjerët, në opozitë, duke bërë si të mërzitur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.