Pasi u tha se biletat u dhanë falas, flet për herë të parë Notis Sfakianakis

Showbiz

Koncerti i këngëtarit grek Notis Sfakianakis, i cili u organizuar mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve ka qenë një ndër më të diskutuarit e ditëve të fundit.

Shumë këngëtar shqiptar dolën kundër këtij koncerti dhe kërkuan nga të gjithë që ta bojkotonin sepse Notis ka bërë thirrje anti-shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Jo vetëm kaq, por mbrëmjen e djeshme u përfol se biletat e koncertit nuk ishin shitur të gjitha dhe u dhuruan falas në mënyrë që salla e Pallatit të Kongreseve të mos mbetej bosh.

Pas këtyre akuzave të shumta, menjëherë pas përfundimit të koncertit ka reaguar për herë të parë Notis Sfakianakis nëpërmjet një statusi në profilin tij në Facebook.

“Përgjigjen më të mirë për të gjithë e dhanë mbrëmjen e djeshme të gjithë njerëzit të cilët ishin të pranishëm në Pallatin e Kongreseve i cili ishte i mbushur plot me njerëz që kërcenin dhe këndonin këngët e Notis. Të gjitha biletat ishin të prenotuara.  Unë do doja t’ju falënderoja të gjithëve pasi edhe pse ishit nën presion ishit në koncertin tim dhe kënduat me mua. Domethënë që të këndonit këngët e mia në atë mënyrë është një nder për mua ”, kishte shkruar Notis në postimin e tij në Facebook.

ME TE LEXUARAT