Pas këtyre fotove nuk do guxoni ta pini me cigaren dhe do e lini menjëherë

Soft

Një video e ngarkuar në internet nga infermierja Amanda Eller, North-Caroline, krahason një mushkëri të shëndoshë dhe një mushkëri të dëmtuar nga pirja e duhanit.

Gjatë videos infermierja bën një eksperiment që i dallon dukshëm mushkëritë në mënyrën se si mbushen me frymë gjatë një frymëmarrje, ku mushkëritë e zeza janë të një duhanpirësi mesatar dhe dështojnë të fryhen siç duhet, madje procesin e frymëmarrjes e bëjnë të përshpejtuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa, mushkëritë e kuqe janë të një njeriu të shëndetshëm, ato fryhen normalisht dhe me një ritëm normal.

Pirja e duhanit ngre rrezikun për të zhvilluar kancerin e mushkërive me 23 herë më shumë se sa të një jo-duhanpirësi dhe ky kancer është përgjegjës për 87% të të gjitha vdekjeve të lidhura me sëmundjet e mushkërive.

Teksa shpjegonte fenomenin, infermierja tha:

Për shkak se mushkëritë e zeza janë shkatërruar nga pirja e duhanit, ato paraqesin potencial të madh për zhvillimin e kancerit, elestaciteti i tyre është zhdukur kështu që ato shtriqen ndryshe nga një mushkëri normale.”

Eksperimenti i infermieres:

Zvogëlimi i elestacitetit tregon që mushkëritë janë ashpërsuar dhe ato duhet të ushtrojnë fuqi të shumëfishtë për të marrë ajër mjaftueshëm, ndryshe mund të lënë individin pa frymë.

Kur infermierja vendos një valvul “PEP” ndihmuese për mushkëritë e dëmtuara, kapaciteti i tyre në të fryrë u përmirësua pak, pasi ajo ndihmon për të pastruar dhe hapur rrugët e frymëmarrjes në pacientët me fibrozë cistike.

Ndërsa, kur e njëjta valvul u shtua në mushkëritë e shëndetshme, shkalla e tyre e deflacionit u ngadalësua edhe më shumë, gjë që do t'i lejonte njerëzit të absorbonin më shumë oksigjen.

Kjo video vjen pas një njoftimi të ashpër të nxjerrë në televizionet ndërkombëtare, ku tregonte se si helmet e cigares hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe rrjedhin nëpër trup brenda sekondave, duke shkaktuar dëme të mëdha në organet tona.

Fushata gjithashtu theksonte se si pirja e duhanit mund të çojë në nivele të larta të kadmiumit (element kimik i argjendit të bardhë), një metali të përdorur në bateri, i cili shkakton kancerin dhe monoksidin e karbonit.

ME TE LEXUARAT