Pas 24 vitesh Madridi kërkon të përsërisë suksesin e Milanos

Sport

Madridi është qyteti që mund të shkruajë historinë, me dy skuadra në finalet e turneve më të rëndësishëm futbollistike në kontinent. Do të jetë fillimisht Atletico që do të përballet me 16 maj me francezët e Marsejës në finale e Europa League dhe 10 ditë më vonë Real do të përballet me Liverpulin për finalen e Champions League.

Nëse të dyja arrijnë të fitojnë finalet kjo do të jetë hera e dytë që nga viti 1994 që një qytet ka fituese dy skuadra të tij për trofetë evropiane. 24 vjet më parë Milan fitoi Champions Leage dhe Inter UEFA Cup. Milan dhe Inter nuk u përballën me njëra-tjetrën për finalen e Superkupës së Evropës, pasi në atë kohë UEFA nuk e kishte krijuar ende këtë trofe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithësesi Real dhe Atletico kanë mundësinë që ta diskutojnë të parën Superkupë evropiane si dy skuadra të një qyteti. Për Madridin ka patur edhe më parë mundësi për të fituar 2 kupat evropiane, kur fillimisht në vitin 1962 Real shkoi në European Cup(sot Champions League) dhe Atletico në European Cup Winners’ Cup(Kupa e Kupave). Reali u mund të finale nga Benfica, ndërsa Atletico fitoi ndaj Fiorentinës.

Historia u përsërit edhe në vitin 196, kur Real shkoi në finalen e Kupës UEFA, ku mundi Këlnin, ndërsa Atletico u mund në finalen e Kupës së Kupave nga Dinamo e Kievit. Për statistikë finalja e atij viti e Kupës së Kupave është luajtur në Lion, ku do të luhet edhe finalja e këtij sezoni më 16 maj. Ndërkohë Real Madrid dhe Atletico Madrid kanë qenë të dyja në finalet e Champions League në 2014 dhe 2016, të dyja të fituara nga Real.

ME TE LEXUARAT