Paloka: Kërkesa kryesore largimi i Xhafajt, nuk mund të pranojmë një qeveri të lidhur me krimin

Politikë

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, tha se opozita do të protestojë më 26 maj për të kërkuar largimin e Fatmir Xhafaj si ministër i Brendshëm dhe në vazhdim të saj për të treguar se nuk mund të pranohet një qeveri që është e lidhur me krimin dhe interesat kriminale. Sipas Palokës, hapi i parë i protestës është largimi i Fatmir Xhafajt.

“Protesta iniciohet nga skandali i fundit, dhe kërkesa kryesore është largimi i Fatmir Xhafajt. Por ne dhe të gjithë shqiptarët e dimë se Xhafaj është ministër i Brendshëm, sepse Edi Rama është Kryeministër. Sot ne bëmë një takim të gjatë me të gjithë forntin opozitar, diskutuam gjerësisht për mënyrën dhe kronologjinë e këtij skandali të fundit dhe arritëm në konkluzionin se duhet një protestë e fuqishme në Tiranë, e cila do të zhvillohet pranë Kryeministrisë”, tha Paloka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nënkryetari i PD-së i cilësoi si bajate justifikimet e Ramës, sipas të cilit opozita kërkon të bllokojë negociatat.

“Saimir tahirin apo Fatmir Xhafajn nuk i vuri PD si ministra, as i tha Tahirit apo Xhafajt merru me Habilajt apo mbro vëllain trafikant droge. Këto i mori Rama, i vuri ministra. Të gjitha të zezat që bën ky Kryeministër dhe kjo qeveri opozita nuk mund të rrijë pa i denoncuar. Nëse Europa i vë kushte të reja Ramës, nuk do të thotë se ka ndryshuar Europa. Janë të njëjtët që na liberalizuan vizat, që na dhanë statusin e vendit kandidat, atëherë pse vendosin kushte të reja? Sepse kështu çdo ditë plas nga një skandal”, tha Paloka.

ME TE LEXUARAT