Pacientët psikiatrikë në burgjet shqiptare vuajnë në kushte çnjerëzore

Aktualitet

Trajtimi i personave të ndaluar nga Policia është përmirësuar ndjeshëm, por kushtet e pacientëve psikiatrikë mbeten të papranueshme.

Ky është përfundimi i raporti të Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimi ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Poshtërues (CPT) të botuar ditën e sotme. Raporti vjen pas vizitës në Shqipëri në shkurt të vitit 2017.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Referuar raportit, shumica dërrmuese e personave të intervistuar nga delegacioni i CPT shprehen se janë trajtuar në mënyrë korrekte nga Policia. Kjo është cilësuar pozitive nga CTP, krahasuar me të dhënat e raportit të vitit 2014 e cila ka përshëndetur  gjithashtu edhe përpjekjet e bëra nga autoritetet shqiptare për përmirësimin e kushteve materiale të paraburgimit në institucionet e Policisë.

Këto të fundit rezultonin të mjaftueshme sipas raportit në shumë prej Drejtorive Rajonale të Policisë. Por, në të janë evidentuar gjithashtu edhe disa stacione policore me kushte të dobëta, konkretisht ai nr.1 dhe 3 në Tiranë dhe Stacioni Policor në Sarandë.

Por, shqetësuese sipas raportit mbeten kushtet në të cilat mbahen pacientët psikiatrikë, kushte të cilat janë konsideruar çnjerëzore dhe degraduese, pavarësisht rekomandimeve të bëra në mënyrë të përsëritur që nga vizita e vitit 2000.

Burgu i Zaharisë  në Krujë dhe Spitali i Burgut në Tiranë ku mbahen të sëmurët mendorë që kryejnë janë evidentuar edhe si institucionet me kushtet më të pamjaftueshme.

Ndërkohë, i pamjaftueshëm sipas CPT është gjithashtu edhe niveli i kujdesit psikiatrik, i cili i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të hartojnë një plan të detajuar për krijimin e një Spitali Psikiatrik Ligjor.

Ndërkohë, në përgjigje e tyre ndaj raportit, autoritete shqiptare janë shprehur se janë në pritje të ndërtimit të një institucioni të tillë, duke shtuar se brenda këtij viti do të bëhet kalimi i të gjithë pacientëve psikiatrikë nga burgjet në një institucion tjetër si zgjidhje të përkohshme./scan

ME TE LEXUARAT