Një ton drogë në Gjermani, ministri bavarez: Goditëm bandën shqiptare

Kliko per me shume info

Policia gjermane goditi tri dite me pare një rast të madh të trafikut të kokainës. Në Bavari u sekuestrua rreth 1 ton kokainë, e fshehur në banane. Ministri i Brendshëm gjerman i landit të Bavarisë, Joachim Herrmann, e konsideroi një sukses aksionin e policisë.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se u shkatërrua një organizatë aktive në trafikun ndërkombëtar të drogës. Dymbëdhjetë persona u arrestuan, shumica e të cilëve janë shqiptarë. Ministri gjerman tha se disa prej shqiptarëve të arrestuar banojnë dhe janë rezidentë në Gjermani.

Kliko per me shume info

Nga hetimet e deritanishme, është zbuluar se kjo bandë ka trafikuar 1.8 ton kokainë, vlera e së cilës shkon në 400 milionë Euro.

Në aksionin për goditjen e kësaj organizate është zhvilluar operacion ndërkombëtar, me pjesëmarrjen edhe të agjencive ligjzbatuese të vendeve të tjera.

Nuk dihet nëse në këtë megaoperacion të policisë gjermane në Bavari është përfshirë edhe policia shqiptare, por mësohet se tashmë ka nisur shkëmbimi i informacionit për shqiptarët e arrestuar në Gjermani.

Pritet që ditën e nesërme, autoritetet gjermane të dalin në një konferencë shtypi për të dhënë të tjera informacione për këtë organizatë kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.