Një muaj paraburgim për babanë që mbyti të birin në Kamenicë

Gjykata Themelore e Gjilanit ka caktuar masën e paraburgimit për Gani Bernjashin, babanë që mbyti dje të birin 14-vjeçar në fshatin Karaçevë e Poshtme, në Kamenicë.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra ka konfirmuar se është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata.

Kliko per me shume info

“Po është caktu masa e paraburgimit prej 1 muaji”, tha Shkodra.

Gani Berjnashi ka rrahur të birin për vdekje, për shkak se ai i mori babait rreth 1 mijë euro.

Luan Bernjashi ndërroi jetë pas 4 orëve, në orët e para së ditës së enjte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.