Ndahet nga jeta shkrimtari dhe gazetari me famë botërore

Bota

Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 88 vjeçare gazetari dhe autori i dhjetra librave të famshëm botërorë, Tom Wolfe.

Lajmin e vdekjes e ka bërë të ditur vetë menaxheri i tij Lynn Nesbit, ndërkohë që prej disa ditësh ishte shtruar në spitalin e Nju Jorkut pas një infeksioni të rëndë ende të paspecifikuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Wolfe ka korrur një sërë suksesesh të padiskutueshme në mbarë botën me librat e tij, ndërkohë që është cilësuar edhe si pioneri i Gazetarisë së Re.

Ai ka lindur më 2 mars të 1931 në Virxhinia të Amerikës. Tom Wolfe la pas të shoqen dhe dy fëmijët e tij.

ME TE LEXUARAT