Motra godet sërish Meghan menjëherë pas dasmës, tani i përmend nënën

Showbiz

Sulmi i fundit ndaj Dukeshës së të Sussexit, Meghan Markle vjen vetëm 48 orë pas martesës dhe është nga e motra e saj.

Samantha Grant, e cila vetëm së fundi po përdor mbiemrin Markle, ka akuzuar nënën e Meghan, Doria Regland, se ishte pikërisht ajo që u ka shitur mediave fotot e Princ Harry me të bijën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Akuzat erdhën në kohën kur Ragland u vlerësua shumë për pjesëmarrjen në dasmën mbretërore pavarësisht se ishte e vetmja anëtare e familjes.

Motra e Meghan nga babai, pretendon se Doria Ragland, ishte përgjegjëse për rrjedhjen e fotove në media.

“Madje Doria arriti të fliste me Oprah dhe disa nga fotot e para të saj vetëm ajo mund t’i kishte pasur’, shkruan Grant në Twitter.

Gjysmë-motra e cila nuk u ftua në dasmë, shkruan rregullisht për Meghan, dhe për këtë ka publikuar edhe një libër me titullin ‘Ditari i motrës së Princeshës Pushy’.

Ndërkohë 64 vjeçarja Doria Reglan nuk ishte reaguar pas zbulimit të lidhjes së të bijës me princin britanik.

Janë të shumtë ata që e akuzojnë Samanthan për kërkim të vëmendjes.

Ndërkohë thuhet se Doria do të realizojë një intervistë me Oprah, e cila ende ndodhet në Londër.

ME TE LEXUARAT