Moderatori shqiptar rrëfen sesi humbi virgjërinë

Showbiz

Publicisti dhe moderatori Mustafa Nano rikthehet sërish në teatër me një stand-up komedi me titullin “Nuk ka kurva në këtë botë”. I ftuar në një bisedë me gazetaren Rudina Magjistani, Nano tregoi se ai do paraqesë përjetimet e tij personale mbi seksin, gruan dhe barazinë gjinore. Publicisti vendosi të ndajë me publikun për herën të parë që ka kryer marrëdhënie seksuale.

“Hera ime e parë ka qënë me një grua, që në zhargonin e ditës e cilësojmë ndryshe por nuk dua ta them, e ka qënë një eksperiencë tronditëse. Kam qënë një gjë e virgjër, një produkt librash, shumë i ndrojtur. Kur e shoh Muç Nanon në moshën 15-vjeçare, shoh një gjë të ndrojtur. Unë jam i dashuruar me atë Muç Nano.” – tregoi ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë këtij monologu, Nano tha se do të flasë edhe për orgazmën. S’mund të kuptohet një bisedë për seksin pa orgazmën mashkullore e femërore,nënvizoi ai.

ME TE LEXUARAT