Miliona paund nga kokaina, trafikantët shqiptarë i nxjerrin në Instagram

Kliko per me shume info

Grupet kriminale shqiptare janë rikthyer përsëri në vëmendjen e medias britanike falë postimeve që bëjnë në rrjetet sociale të aktiviteteve të tyre të paligjshme. Tabloidi britanik The Sun ka siguruar disa video të publikuara në rrjetin social Instagram ku shihen mijëra paund në makinat e anëtarëve të një grupi kriminal.

Sipas kësaj gazeta bëhet për fjalë për një grup të quajtur Hellbanianz të cilët operojnë në zonën Barking në lindje të Londrës. “Të paturpshëm mbi të gjitha me një guxim të madh shuma të mëdha parash të fituara nga shitja e kokainës ata i nxjerrin në rrjetet sociale” shkruan The Sun.

Kliko per me shume info

Shkrimi i The Sun për grupin shqiptar

Duke cituar burime policore The Sun shkruan se Hellbanianz janë një karter i rrezikshëm që dominon tregtinë e drogës në Londër duke përfituar miliona stërlina. “Anëtarët e bandës së ‘Hellibanianz’ njihen për dhunën që ushtrojnë ndaj bandave rivale në të gjithë Londrës, por vitin e kaluar ishin dhe protagonistët e një sherri brutal me thika në Sheshin e Londrës, gjatë festës së pavarësisë” shkruhet në artikull.

Shqiptarët thuhet në vijim të artikullit janë grupi i tretë më i madh i kriminelëve të organizuar në tre vitet e fundit, teksa kanë rritur pjesëmarrjen në treg me 42 %. Disa prej anëtarëve të kësaj bande janë arrestuar, si Tristen Aslanni, 29 vjeç, i dënuar me 25 vite burg për drogë dhe armë./shqiptarja


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.