“Më shurdhove, palaço”, sherr te Komisioni i Ligjeve mes deputeteve të PD dhe kryetarit

Aktualitet

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra ku kryefjalë ka qenë sërish çështja ‘Xhafaj’. Deputetët e opozitës janë përplasur me kryetarin e komisionit Ulsi Manja. Deputeti Balliu kërkoi fjalën disa herë, por Ulsi Manja nuk lejoi që të flitet jashtë rendit të ditës. Gjatë mbledhjes nuk kanë munguar as ofendimet si dhe përmendja e familjarëve.

Debati:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Cupi: Ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen, s’ka asnjë të drejtë të drejtojë këtë ministri. Kërkoj të ketë reflektim nga kolegët që ti kthejmë legjitimitetin vendit. Bashkojuni protestës së 26 majit në orën 11 për të kthyer vendin në rrugën drejt BE.

Manja: Qeveria nuk rrezohet me protesta, por me vote.

Spaho: S’di ndonjë demokraci ku vëllai i ministrit te Brendshem te kete vellain te denuar, ndaj po ju kërkojmë që për të qenë vendi dinjitoz të japë dorëheqjen ka njerëz edhe në PS edhe te Rilindja që kanë moralin të jenë ministra të Brendshëm, nuk i takon një njeriu me një cen të tillë.

Manja: Faleminderit zoti Spaho për këshiillën miqësore.

(Vokshi kerkon fjalen per procedure)

Manja: Janë 22 milion euro që presin votën e këtij Kuvendi që presin ti shkojnë publikut dhe më duket po e bllokoni.

Vokshi: Po shkelni rregulloren, dua fjalën për procedurë.

Balliu: Ja mundesi te marr djalen pse ke frike nga nje pyetje. Cili nga ju mendon qe eshte normale ne nje vend demokratik qe ministri i Brendshem te kete vellain ne burg per droge, na e thoni dhe ikim ne jemi dakort.

tensione ne seance

(Miratohet ne parim pr/ligji mes zhurmave)

Manja: Qetesi.

Balliu: Drogen e keni kthyer ne sistem.

Manja: Ke tre dite qe kendon ne komisionin e ligjeve si bilbil.

Balliu: Po me bilbil se ty ska, une po bej pyetje.

Manja: Po ty s’te ka thene ndonjehere ne jete puna mbare, po ben pyetje ti.

Balliu: Pse jeni kthyer bne memec te gjithe, pse nuk i pergjigjeni pyetjes. Ketu duhet te jepni pergjigje e llogari.

Manja: Vazhdoni se e keni mire keshtu. Kush eshte dakort me nenin 1.

Balliu: Te kane dhene urdher te mos flasesh?

Balliu: A ju duket normale që vëllai i ministrit e ka vëllain të dënuar për droge.

Manja: Ju keni në krye te opozitës  një person që akuzohet për vjedhje në rrugën Durrës-Kukës…

Balliu:Gjithe ky burre ketu nuk jep dot nje pergjigje.

Manja:Po me shurdhove mor burrë. E kanë marr vësh qytetaret që je deputet.

Balliu: Ti i ke nxire jeten shqiptareve, u shurdhove ti.

Manja: Përgjigjet që kërkon i ka dhëne analisti Fahri Balliu.

Balliu: Ikni të  gjithë se po vjen baba im këtu. E shikoni ku keni arritur te përmendni emra familjarësh.

(Balliu i bie tavolinës)

Balliu: Jeni bere një tufë palaçosh. Pa folur unë këtu s’flet njeri.

Manja: 5 minuta pushim sa të mbarojë muzika e opozitës.

Balliu: Më datë 26 maj mbaron muzika jote.

vijon…

ME TE LEXUARAT