Masakra e Shkodrës, burg për jetë për 33-vjeçarin

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me burgim të përjetshëm Miklovan Parubin, 33-vjeçarin i cili në tetor të vitit 2016 vrau 2 persona dhe plagosi 4 tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal në Dajç të Shkodrës, pas një loje pokeri.

Kliko per me shume info

Pasi humbi në lojë, Parubi shkoi në shtëpi, mori kallashnikovin dhe qëlloi me breshëri në drejtim të personave që ndodheshin në lokal.

Nga kjo ngjarje humbën jetën Gacalin Kopshti 30 vjeç dhe Arjet Saiti 42 vjeç.

Katër persona të tjerë, Aleks Prendi, Vinçens Kopshti, Ndue Marku dhe Kitas Molla u plagosën rëndë. Miklovan Parubi njihej nga banorët e zonës si një person me çrregullime emocionale dhe përdorues i drogës, shkruan klan.tv.

Avokati i tij kërkoi lehtësim të masës, duke iu referuar çrregullimeve të tij mendore, megjithatë gjykata nuk toleroi dhe dha vendimin me burgim të përjetshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here