Mamaja e Cristiano Ronaldos bën deklaratën tronditëse: U përpoqa ta abortoja

Kliko per me shume info

Mamaja e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro ka bërë një zbulim tronditës në librin biografik “Mother’s Courage”. Ajo ka pranuar se 33 vite më parë kishte tentuar të abortojë futbollistin e famshëm, por nuk e kishte bërë.

“Unë kisha tre fëmijë dhe u përpoqa që ta abortoja, por nuk munda. Fatmirësisht, sepse Cristiano ishte ylli që më ndriçoi jetën time. Unë dua t’u them grave të mos e bëjnë këtë. Le të mendojnë dhe të luftojnë! Gjëja më e bukur që ne kemi janë fëmijët tanë”, tha ajo gjatë promovimit të librit në San Paulo.

Kliko per me shume info

Natyrisht që ky ka qenë një mesazh shumë i fortë i Dolores, në betejën sociale kundër abortit të fëmijëve, pavarësisht rrethanave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.