Majk shfaqet i penduar! Ja çfarë thotë për nënën e djalit të tij

Showbiz

Ndarja e reperit të Babastars Majk nga Majlinda Zeka nuk ishte aspak një ndarje miqësore, madje shpeshherë ata kanë konfliktuar në rrjetet sociale me njëri-tjetrin duke u bërë objekt i lajmeve të showbizzit.

Ata kanë më shumë se një vit që nuk janë bashkë dhe janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Roan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Së fundmi, mediat kanë përhapur lajmin se reperi është në një lidhje dashurie me modelen kosovare Melita Nushi. Madje thuhej se çifti është fejuar zyrtarisht. Mirëpo në postimin e tij të fundit, Majk ka publikuar disa nga vargjet e këngës së tij, ku shprehet shumë i penduar.

“Se njerzit nga syni i unt e nga etja, shpesh her dalin nga vetja, e si shohin gabimet e veta, deri sa të ndëshkon jeta” – shkruan reperi.Dhe fansat kaq frymëzim deshën, e nisën të komentojnë se këto vargje i dedikohen nënës së djalit të tij Majlinda Zeka.

ME TE LEXUARAT