Lojtari shkodran refuzon ftesën e kombëtares, zbulohet shkaku

Sport

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë ka nisur grumbullimin për ndeshjet miqësore që do ketë kundër Bosnje Hercegovines dhe Bjellorusisë.

Trajneri Alban Bushi si pjesë të kombëtares ka futur në listë edhe lojtarë që luajnë në Superligë dhe njëri prej tyre është edhe Ardit Krymi. Mesfushori i Vllaznisë që njihet për lojën e tij të fortë ka qenë pjesë e vazhdueshme e kombëtares dhe nuk mungon as kësaj rradhe.

Por duket se ky ka qenë grumbullimi më i vështirë për të. Ai e mori ftesën për të qenë pjesë e kuqezinjve në një moment të rënduar psikologjik kur Vllaznia ishte e rënë nga Superligë. Për këtë arsye, Krymi e ka refuzuar fillimisht ftesën e Bushit. Është dashur ndërhyrja e trajnerëve dhe e drejtuesve të kombëtares që të arrinin t’ia prishnin mendjen Krymit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai do jetë pjesë e kombëtares në ndeshjet e rradhës. Mesfushori ishte një nga ata që u përlot në ndeshjen fundit kundër Skënderbeut ku edhe Vllaznia zyrtarizoi rënien. Ai ka qenë një nga ata që e ka ndjerë më së shumti dhe një nga ata që ka marrë përgjegjësi për këtë dështim të ekipit shkodran.

ME TE LEXUARAT