Kush janë yjet që nuk u ftuan në Kupën e Botës

Kliko per me shume info

Gjatë këtyre ditëve shumë ekipe përfaqësuese po zyrtarizojnë edhe listat me lojtarët që do të marrin me vete për në Kupën e Botës në Rusi.

Por, në këto lista ka edhe emra të mëdhenj të futbollit që nuk kanë marrë një ftesë për evenimentin më të rëndësishëm futbollistik të globit.

Kliko per me shume info

Për Zlatan Ibrahimoviç përflitej shumë se mund të rikthehej tek Suedia për këtë Botëror, edhe pse më parë kishte deklaruar dorëheqjen nga kombëtarja.

Më pas, tek Gjermania, trajneri Joachim Low ka lënë jashtë Mario Gotzen, Sandro Wagner, Emre Can dhe Shkodran Mustafin.

Tek Angli jashtë kanë mbetur Jack Wilshere, Joe Hart, Adam Llallana dhe Ryan Bertrand.

Tite i Brazilit la jashtë Aleks Sandron, ndërsa ai Sampaoli tek Argjentina, vendosi të mos i japë një ftesë Erik Lamelës, ndërsa në dyshim janë edhe dy emra të mëdhenj, si Dybala dhe Icardi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.