Kush është i riu që vrau shokun e ngushtë?

Kliko per me shume info
Personi që shikoni në foton më sipër është shtetasi Aleksandër Fadili.

Ai denoncoi pak ditë më parë zhdukjen e shokut të tij Fatjon Fejzillari.

Por sot është vënë në prangat e Policisë së Kurbinit pasi ka rezultuar që ai është personi përgjegjës si autori i zhdukjes së Fation Fejzillarit, tregtarit të perdeve nga Peqini, që u zhduk papritur në Lac pak orë pasi kishte marrë një kredi.

Kliko per me shume info

Në bazë të hetimeve të deritanishme, policia thotë se ka prova që ngrenë dyshime të arsyeshme se Aleksandër Fadili është i përfshirë në zhdukjen e Fatjon Fejzillarit 30 vjeç.

Çfarë deklaroi ai ditën që u zhduk shoku:

Jemi kthyer nga Shkodra në Lezhë më datë 29 Prill për të shitur. Nga Lezha kemi ardhur në drejtim të Milotit.

Kemi shitur në Milot, nga Miloti kemi ardhur në drejtim të Laçit. Në Laç tek fusha e sportit, e kam zbritur Fatjonin, ka marrë çantën dhe ka dalë për të shitur në orën 18:00.

Doli për të shitur pastaj nuk u kthye më. Unë po prisja tek shkolla e Laçit në qendër, aty e kishim lënë takimin edhe nuk u kthye më.

Nga ora 18:00 deri në orën 20:00 s’kemi pasur fare kontakte. Kam kërkuar gjithë natën për Fatjonin, në asnjë vend nuk e gjeta. Binte telefoni, s’ma hapte fare.

Ka rënë telefoni deri në orën 09:00 të mëngjesit. Pastaj ju drejtova policinë në orën 08:00. I kanë rënë dy policë telefonit, atij i binte zilja dhe nuk e ka hapur fare.

Aty pastaj bëmë denoncimin. Ka pasur me vete 2.6 milionë që i kishim të fituara nga furnizimi. 1.3 milionë kanë qenë të miat, të tjerat kanë qenë të atij. Kam frikë se mos e ka marrë ndonjëri peng për Lekët se ka pasur me vete.

Nuk i njoftova gjatë natës se kisha frikë mos kishte hyrë në bixhoz dhe do kthehej. Pastaj nuk u kthye në mëngjes dhe iu drejtova policisë. /albeu.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.