Kush është babai i tre fëmijëve që vdiq në ambientet e Komisariatit të Korçës

Kliko per me shume info

Ky 27 vjeçar, baba i tre femijeve ka ndërruar jetë në ambientet e paraburgimit të Komisariatin e Korçës gjatë ditës së sotme. Mësohet se viktima është Enea Ftoj, 27 vjeç (në foto) banues në Korçë i cili mbahej prej tre ditësh në paraburgim për akuzën e vjedhjes me dhunë dhe sot pritej të dilte para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 27-vjecarit, por sipas policisë ai ishte përdorues i lëndëve narkotike. Familjarët kanë hedhur akuza ndaj policise, ndërsa theksojnë se kanë dyshime se djali i tyre është dhunuar në paraburgim.

Kliko per me shume info

Njoftimi i policisë:
Më datë 17.05.2018, jemi njoftuar se në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, ka vdekur shtetasi Enea Ftoj, 27 vjeç, banues në Korçë, i arrestuar në datë 14.05.2018, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.
U ngrit grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si edhe për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.