Kryeministri me sandale 3 euro sekuestron pasurinë marramendëse të paraardhësit

Kliko per me shume info

Në Malajzi ka ndodhur ajo që çdokush në Shqipëri do kish dashur të ndodhte me ata që në bindjen kolektive e kanë rrjepur këtë vend.

Kliko per me shume info

Policia ka sekuestruar pasurinë e ish-kryeministrit Najib Razak, rënë nga pushteti pak ditë më parë, duke ngarkuar gati 5 kamionë me mallra, që nga bizhuteritë e deri te paratë, të konsideruara si pasuri e vënë abuzivisht me anë të pushtetit.

 

Shefi i policisë Amar Singh, duke ju drejtuar gazetarëve gjatë sekuestrimit, tha se ende nuk dihej se sa para janë sekuestruar, por shuma që mendohet të jetë përvetësuar shkon në 640 milionë euro.

 

Këto para thuhet se janë marrë nga Fondi i Zhvillimit të Malajzisë.

 

Qeveria e re e 92-vjeçarit Mahathir Mohamad premtoi se paratë  e vjedhura do të kthehen, duke i ndaluar ish-kryeministrit Najib Razak daljen jashtë vendit.

 

Në kontrast me ish-kryeministrin, i cili është i njohur për stilin e jetës luksoze, pasardhësi i tij 92-vjeçar lë përshtypje krejtësisht të ndryshme. Sidomos nga fakti se mban sandale në vlerën e tre eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.