Kryeministri grek: Me Shqipërinë e kemi më të vështirë se me Maqedoninë

Kliko per me shume info

Ditën e sotme kryeministri grek Alexis Tsipras ka folur për negociatat me Shqipërinë.

Kliko per me shume info

Tsipras tha se Greqia mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë IRJM-në, përderisa ato përmbushin kriteret, duke vënë në dukje se në samitin e BE të caktuar për në fund të qershorit do të merren vendime nëse BE do të fillojë negociatat e pranimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

 

Duke folur për negociatat e Greqisë me Shqipërinë mbi zgjidhjen e çështjeve dypalëshe, Alexis Tsipras tha se këto janë më të vështira se ato të Greqisë dhe Maqedonisë.

 

Kjo për shkak se me Shqipërinë janë në mes çështje që kanë të bëjnë me kufirin detar dhe të drejtat e pakicës greke në Shqipëri. Megjithatë, ai vuri në dukje se negociatat ndërmjet Athinës dhe Tiranës mbi këto çështje të hapura janë të kënaqshme dhe shtoi se është bërë përparim i dukshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.