Kripa apo sheqeri, kush është më i dëmshëm?

Konsumi i tepruar i sheqerit dhe i kripës shoqërohet me jo pak probleme shëndetësore, por duhet të dini se ndryshe nga se mendohet SHEQERI është më i dëmshëm sesa kripa !

Gjithmonë na thuhet të kemi kujdes me sasinë e kripës, por shija e ëmbël e sheqerit na mashtron dhe ne thjesht nuk mundemi ta kufizojmë veten.

Kliko per me shume info

Kripa mund të lidhet me sëmundjet kardiovaskulare dhe tensionin e gjakut, por sheqeri veç efekteve të padëshirueshme në organizëm mund të rrisë efektet e dëmshme të kripës (sodiumit).Sa më shumë sheqer të konsumojmë, aq më shumë energji shpenzojmë për të mbajtur gliceminë në nivele të ulëta. Pra, sa më shumë sheqer, aq më shumë lodhje për organizmin.

Bazuar në efektet negative të llojeve të ndryshme të sheqerit në trup, ata zbuluan se fruktoza është më e dëmshmja kur bëhet fjala për shëndetin tonë. Fruktoza rrit në mënyrë të frikshme rrezikun e sëmundjeve kardiake dhe presionin e lartë të gjakut (hipertension).

Frutat dhe perimet gjithashtu përmbajnë sheqer, veçanërisht fruktozë, por ekspertët amerikanë besojnë se sheqernat natyralë nuk janë shumë shqetësuese. Sheqeri i përpunuar është ai që rrit nivelet tuaja të insulinës, të cilat mund të çojnë në aktivizimin e sistemit nervor simpatik, i cili më pas përshpejton ritmin e zemrës, ngre presionin e gjakut dhe ngushton enët e gjakut. Sipas mjekëve njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 12 lugë çaji sheqer në ditë. Kjo është sasia e sheqerit të përpunuar dhe nuk përfshin sheqernat natyrorë nga frutat apo perimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.