Kina censuron Eugent Bushpepën, nuk transmeton performancën e Shqipërisë në Eurovision

Soft

Eurovision është një spektal që ndiqet në të gjithë botën dhe Kina është një prej shteteve jo-europiane ku ky festival transmetohet.

Hunan TV është media që ka të drejtën e transmetimit të Eurovision në Kinë dhe mbrëmjen e djeshme qytetarët kinezë nuk kanë patur mundësinë të shijojnë performancën e Eugent Bushpepës nga Shqipëria dhe Ryan O’Shaughnessy nga Irlanda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Performanca e Bushpepës nuk është transmetuar në televizionin kinez për shkak të tatuazheve që ka në trup këngëtari shqiptar. Në Kinë ka hyrë në fuqi një rregullore e ashpër që ndalon transmetimin dhe promovimin e artistëve që kanë tatuazhe.

Gjithsesi, duhet theksuar se veshja që këngëtari shqiptar kishte përzgjedhur për të dalë në skenë i ekspozonin shumë pak tatuazhet e tij, vetëm në krahun e djathtë.

Të njëjtin fat si Eugenti ka patur edhe këngëtari irlandez, por performanca e këtij të fundit është ndaluar për shkak të promovimit të të drejtave të komunitetit LGBT.

Edhe performanca e Zvicrës është censuruar kur regjia qendrore ka filmuar flamurin e LGBT.

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=VbNFep0qyck[/embed]

ME TE LEXUARAT