Kërcënim i pazakontë për Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin

Mbështetësit e ISIS kanë kërcënuar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon nëpërmjet disa postimeve shqetësuese duke paralajmëruar sulme në Kupën e Botës.

Dy superstarët janë shfaqur në një imazh në një fushë stadiumi dhe xhihadistët që mbajnë thikat në qafat e tyre.

Kliko per me shume info

Mbi foton, e cila është publikuar në rrjetin social Telegram nga një grup pro-ISIS, është vënë titulli i frikshëm “Toka do të mbushet me gjakun tuaj”.

Në një postim të dytë shihet një militant që mban diçka që i ngjan një mjeti shpërthyes në një stadium. Fotoja vjen me mesazhin: “FIFA World Cup Russia 2018-fitorja do të jetë e jona”.

Ky është i fundit pas një serie kërcënimesh online të bëra kundër turneut të futbollit që do të mbahet këtë verë dhe ylli i Barcelonës Messi ka qenë objekt i paralajmërimeve të ngjashme gjatë vitit të kaluar.

Në mars, ai u paraqit në një imazh ku ishte i ulur në gjunjë, i veshur një kostum Guantanamo Bay në ngjyrë portokalli, veshje e cila është parë shpesh në videot e ekzekutimit të terroristëve.

Në tetor një tjetër poster u shfaq duke treguar yllin e Barcelonës pas hekurave, në një përpjekje të terroristëve për të përhapur frikë përpara Kupës së Botës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here