Kapet peshku i rrallë 100-vjecar

Soft

Ma Hongjun së bashku me dy ndihmës, ka kapur në lumin Amur të Kinës, peshkun e ujërave të ëmbla, më të madhin në dekadën e fundit.

Gjallesa gjigante që peshon mbi 500 kilogramë, është kapur disa orë pasi peshkatarët hodhën rrjetat në lumë, transmeton Telegrafi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Peshkun e gjatë 4.59 metra, e ka blerë një lokal peshqish për 25 mijë euro.

Por, veçantia nuk është te pesha apo përmasat gjigante, por fakti se është rreth 100 vjeçar. Ekspertët që janë duke e hulumtuar, kanë pohuar se ka rreth një shekull jetë, ndërsa së shpejti pritet të tregojnë detajet.

Në anën tjetër, këta peshq të shkathët, që është vështirë të kapen, janë shumë të kërkuar për ikrat dhe lëkurë që përdoret në industrinë e ushqimit.

ME TE LEXUARAT