EMRI/ Kishte mbjellë kanabis në serën me luleshtrydhe, kush është i riu i arrestuar në Fier

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi kishte mbjellë në serën e tij kanabis.

Policia bën me dije se Kadri Troka kishte mbjellur në serën me luleshtrydhe edhe 47 rrënjë kanabisi.

Kliko per me shume info

NJOFTIMI I POLICISË

Në zbatim të planit të veprimit për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
K.T, 26 vjeç, banues në Sheq Musalalaj, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrrolli i ushtruar në njësinë administrative Frakull, në serën e tij të mbjellë pjesërisht me luleshtrydhe, nga shërbimet e policisë iu gjetën të mbjella në kubikë të vegjël 47 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa të sapo mbira, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe një sasi prej rreth 8200 fara bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa si edhe një armë gjahu çifte dhe 19 fishekë.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve dhe municionit liftarak”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga Nenet 278, 283 dhe 284 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.