Juventusi arrin akordin me zëvendësuesin e Buffon

Sport

Duke pritur zyrtarizimin e lamtumirës së Buffon, Juventusi është duke punuar intensivisht për të gjetur pasuesin e portierit legjendar.

Vitet e kaluar një ndër kandidatët potencial ishte portieri i Milanit dhe tashmë edhe i kombëtares Italiane, Donnarumma, por tashmë Juventusi po punon dhe duket se ka arritur edhe një akord me një tjetër portier.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fjala është për portierin e Genoa-s Mattia Perin. Allegri është i bindur tashmë se për të pasur një ecuri pozitive në kampionat dhe njëkohësisht edhe në Europë është e nevojshme që të ketë në dispozicion dy portierë kryesorë.

Mediat italiane shkruajnë se tashmë është arritur akordi me Perin, i cili do të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare me 2.5 milionë euro në sezon. Ndërkohë marrëveshja me presidentin e Genoas është ende në diskutime./tch

ME TE LEXUARAT