“Jam dashnorja e një burri të martuar dhe kjo më bezdis. Por nuk merr fund me kaq…”

Kliko per me shume info

Kisha 6 muaj që isha ndarë nga im shoq dhe ndihesha vetëm. Ndarja ishte e dhimbshme dhe më erdhi e papritur, kështu që për të zgjeruar jetën time shoqërore, fillova të kërkoj për dikë me interesa të ngjashëm në një rrjet social për emigrantët.

Kliko per me shume info

Me te folëm në email dhe pastaj në WhatsApp para se të linim një takim për kafe disa ditë më vonë. Pati tërheqje të dyanshme dhe të menjëhershme. Më pëlqeu inteligjenca e tij dhe mënyra si i shihte mendimet e mia.

Mund të flisje pa siklet me të dhe me kalimin e kohës diskutuam preferencat tona seksuale: ç’kemi provuar dhe çfarë do të donim të provonim. Më tha se ishte i martuar dhe edhe pse s’kisha asnjë llojë dëshire t’i futesha një lidhjeje jashtëmartesore, kishte diçka tek ai që më tërhiqte; gjithë egoizëm, doja më shumë.

E kam shijuar gjithmonë seksin, por s’i kam eksploruar kurrë limitet e mia. T’i futesh një lidhjeje jashtëmartesore pa limite kërkon besim dhe pjekuri. E diskutojmë deri në detaje çfarë duam të provojmë dhe pastaj presim deri kur vjen momenti që kemi mundësinë të kalojmë kohë bashkë.

Pritja, me siguri, është pjesë e ekzaltimit. Qoftë kur më kënaq ai, qoftë kur kënaq veten (diçka tjetër që s’e kisha provuar kurrë kur isha e martuar), seksi ka tjetër kuptim për mua tani. S’më mahnit akti, aq sa më mahnit reagimi i tij ndaj veprimeve të mia dhe impakti psikologjik i mëvonshëm.

E tani për tani, është një aventurë e madhe. Jam dashnorja dhe kjo më bezdis. Jam në një lidhje jashtëmartesore me një burrë të ëmbël, që më ka bërë të përjetoj gjëra që s’mi merrte mendja. Kjo s’merr fund me kaq. /The Guardian

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.