Ja kush është babai i 3 fëmijëve që vdiq sot në komisariatin e Korçës, e ëma vë kujën: Ma vranë!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Korçës, teksa një 27 vjeçar ka ndëruar jetë në ambientet e Komisariatit të Korçës, ndërsa ishte arrestuar tre ditë më parë për vjedhje me dhunë.

Viktima është Enea Ftoi 27-vjeç, mësohet se është babai i tre fëmijëvë. Enea Ftoi është dënuar më herët për vjedhje. Ai u arrestua pasi vodhi me dhune varësen e floririt të një qytetareje. E ëma e viktimës ka vënë kujën para komisariatit të Korçës. “Ma vranë, ma vranë, ma vrau Guri”, dëgjohet të thotë nëna e 27 speritëz pasi sipas tyre djali është dhunuar në ambientet e komisariatit.

Kliko per me shume info

Ndërkohë prokuroria ka nisur hetimet duke sekuestruar kamerat e dhomave të sigurisë.

Ekspertiza mjeko-ligjore e 27-vjeçarit do të kryhet nga dy ekspertë, një i pavaruar dhe një i mjekësisë ligjore.

Policia thotë se nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.