Ja historia prekëse e 28-vjeçarit që duket si 13, Xhanin Feka tregon sëmundjen që e pengoi të rritet

Kliko per me shume info

Një histori vërtet dramatike por edhe frymëzuese e optimiste ajo e Xhanit Fekës.

Ai është 28 vjeç por për shkak se që i mitur ka vuajtur nga talasemia, i riu ka pasur probleme me zhvillimin e trupit dhe tani duket si një 13-vjeçar.

Kliko per me shume info

I buzëqeshur, i zgjuar dhe shumë optimist për jetën Xhanini ka treguar për TCH se ka 25 vite që vuan nga kjo sëmundje.

Mungesa e gjakut ka bërë që i riu të mos ketë zhvillim të trupit, ndërsa 103 mijë lekët e vjetra që ai merr nuk i mbulojnë dot shpenzimet kështu që detyrohet të punojë.

Xhanini ka treguar:

Në moshën 3-vjeçare prindërit e mi e kuptuan që unë kisha sëmundjen e talasemisë. Kam 25 vite që vuaj nga kjo sëmundje, gjithë problemi jonë është mungesa e gjakut gjë e cila ka ndikuar negativisht tek ne. Prandaj duhet një apel për të gjithë njerëzit në Shqipëri që të dhurojnë sa më shumë gjak. Pasoja kryesore është në mosformimin e trupit tim. Se unë vërtetë jam 28 vjeç, por fiziku im nuk e tregon moshën. Jam si 13-14 vjeç, por gjë e cila nuk më ka penguar të jem optimist për jetën. Kur i them që jam 28 vjeç ndonjëherë e besojnë, e ndonjëherë nuk e besojnë, por tani me kartat e identitetit behët e besueshme kjo gjë. Planet e mia në vazhdimësi janë në vendet e BE-së, sepse vetë sëmundja jonë jashtë shtetit ka më shumë përkujdesje.”

28-vjeçari ka përfunduar ciklin e studimeve të larta për agro-biznes, por që ende nuk është diplomuar për këtë arsye ai prej 6 vjetësh punon si operator kompjuterik. Çdo 21 ditë Xhanin duhet të marrë gjak për të vijuar jetën normalisht. Një dhurim i thjeshtë për të është ndihmë për të mos vuajtur pasojat e mungesës së gjakut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.