Ja çfarë bëhet në lokalet e Tiranës, 14-vjeçarët tymosin nargjilë pa pikë problemi

Fëmijët e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare në Tiranë blejnë nargjile dhe e konsumojnë atë në lokale. Kamera e “Fiks Fare” filmoi në disa lokale në Tiranë, ku fëmijët konsumonin nargjile pa kurrfarë problemi. Ndërkohë, fenomeni i duhanpirjes në oborret e shkollave vazhdon.

Emisioni investigativ bëri një vëzhgim në lokalet e Tiranës, ku gjeti fëmijë të moshave 13-14 vjeç që tymosin nargjile. Edhe pse nargjileja lejohet të përdoret vetëm për moshat mbi 18 vjeç, lokalet në Tiranë e shesin pa asnjë problem kundrejt pagesës.

Kliko per me shume info

“Fiksi” solli me zë dhe figurë biseda me kamerierët e lokaleve që ua tregtonin fëmijëve nargjilen. Ata treguan se fëmijët janë 13 vjeç dhe nuk përbën problem konsumi.

“Fëmijët janë 13 vjeç, ua jap pa asnjë problem”, thotë një kamerier.

Ndërkohë, në oborret e gjimnazeve fëmijët konsumojnë duhan. Gjatë pushimit të gjatë, sapo dalin pranë oborrit të shkollës, nxënësit e gjimnazeve në Tiranë tymosin duhan në grupe.

Shefi i Shërbimit në Repartin Toksikologjik në QSUT, Zihni Sulaj tha për gazetarët e “Fiksit” se nargjileja nuk mund të konsumohet nga persona nën 22 vjeç.

“Nargjileja është me përbërje duhani dhe aromash të ndryshme. Përdorimi i vazhdueshëm i saj çon në varësi. Gjithashtu shërben si trampolinë për konsumimin e substancave narkotike”, tha Sulaj.

Shqetësimi i tij kryesor ishte mbi përbërjen e nargjiles, pasi sipas tij jo në të gjitha rastet ka duhan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here