Itali, arrestohen 5 shqiptarë për trafik kokaine

Aktualitet

Policia italiane ka arrestuar pesë shitës kokaine shqiptarë pasi gjatë kontrolleve të kryera nga karabinierët në lojërat e fatit u re prania e një grupi të vogël personash që qëndronte pranë njërës prej sallave të lojërave.

Hetuesit zbuluan se disa prej tyre, të gjithë shqiptarë, i ishin përkushtuar shitjes së kokainës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të arrestuarit janë: A.J., 35 vjeç, P.S., 39, A.K., 39, P.D., 40 dhe E.L., 42 vjeç. Katër të parët kanë marrë masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa i pesti arrest shtëpie.

P.S. e E.L. iu shisnin shitësve të rrugës, midis tyre edhe A.J., sasi kokaine që iu shitej më pas konsumatorëve të shumtë italianë, në doza 0.5 gramë, me çmim 50 euro.

Hetimet kanë nisur më 25 janar 2017, kur një tjetër shqiptar, E.C., 28 vjeç, u arrestua me rreth 2.5 kile kokainë dhe rreth 4 kile marijuanë.

ME TE LEXUARAT