Ishin gati të mbillnin hashash, arrestohen dy vëllezër në Skrapar

Aktualitet

Dy vëllezër janë vendosur në pranga në Osojë të Skraparit, pasi iu janë gjendur armë, municione dhe fara bimësh narkotike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas një hetimi një mujor të policisë së Beratit, janë vënë në pranga vëllezërit, Kalem Muçaj, 51 vjeç dhe Elmas Muçaj 41 vjeç, nga Osoja.

Hetimet zbuluan se dy vëllezërit kishin armë zjarri dhe po përgatiteshin të kultivonin hashash.

Në shtëpitë e tyre u gjetën 69 fara bimësh Cannabis Sativa, dy armë zjarri automatike model 56, kalibër 7.62 mm, 4 krehëra automatiku dhe 4 711 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja të lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

ME TE LEXUARAT