Ish-Ylli i Kombëtares Angleze flet për Shqipërinë: Vend kot!

Sport

Ish-ylli i kombëtares angleze Paul Gascoigne, tashmë 50-vjeç, në një event rreth futbollit të mbajtur në Canock, Angli, ka folur rreth eksperiencës së tij duke rrëfyer shumë histori interesante nga jeta dhe karriera e tij.

Lajmi i parë i mirë që dha ish-legjenda ishte lënia e alkoolit, teksa tha që tani po shijon jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E mes gjithë rrëfenjave të tij, Gascoigne komentoi edhe vizitën e tij në Shqipëri në prill të vitit 1989, ku asokohe ishte pjesë e ekipit U21 të “3 luanëve”. Paul Gascoigne tha: ''Kur shkova në Kupën e Botës, ishte pjesë e kombëtares U21, dhe isha edhe në Shqipëri. Ai ishte një vend shumë kot, keni qenë ndonjëherë atje? Akoma më keq edhe se këtu në Canock.''

 

ME TE LEXUARAT