Identifikohet polici që qëlloi gazetarin, Paloka: Do t’i vijë koha edhe atij

Kliko per me shume info

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, thotë se PD e ka identifikuar policin që qëlloi me shkop gome në kokë kryeredaktorin e gazetës “Rilindja demokratike” , Bledi Kasmi, sot gjatë protestës së opozitës që kërkoi largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas skandalit të audio-përgjimit të vëllait të tij, Agroni,

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës24 foli Paloka tha se “do t’i vijë koha edhe atij” duke iu drejtuar policit.

Kliko per me shume info

“Edhe ai që ka goditur, të jetë i bindur që e njohim me emër e fytyrë, e kemi evidentuar dhe e njohim. Aty ishte e mbushur me banditë, do i vijë koha dhe atij. Ata nuk ishin forca e rendit, ata ishin mbrojtësit e mafiozit Fatmir Xhafaj.

Unë pashë policë me pistoletë aty, që është e jashtëligjshme. Po sikur një protestues t’ia marrë pistoletën nga brezi.

A ka PD një bilanc se sa të lënduar ka pasur nga protesta?

“Nga qytetarët nuk na ka ardhur njeri, por dimë diçka të turpshme që pasi vajti Bledi Kasmi në spital, shkuan 7 policë atje. Ishte e turpshme se vajtën kolegët tanë, jo për të zbuluar këtë intrigë, por rezultoi që të gjithë policët ishin me shembje të padukshme. Për të ekuilibruar atë që ndodhi me gazetarin, nxorën policë të plagosur. Pse shishe plastmasi pa ujë e lënduan policin e veshur nga koka te këmbët? Xhafaj është babai i mashtrimit dhe manipulimit”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.